MUZIKË

Artikull

Kthimi emocional i Poli Genovës me "Shpirti Im"

Enjte, 8 Janar 2026, 06:40

Kthimi emocional i Poli Genovës me "Shpirti Im"

FOTO: @foto.shopov

Madhësia e shkronjave

Pas rreth dy vitesh pauze krijuese, të nevojshme për të rimenduar drejtimin muzikor, Poli Genova është përsëri këtu me një këngë të re - "Shpirti Im". Ajo lindi në shtator të vitit 2025, gjatë pjesëmarrjes së këngëtares në një kamp ndërkombëtar për kompozim muzike në vendin tonë (Sofia Songwriting Camp), ku takimet me njerëz të talentuar nga e gjithë bota e ngarkuan atë me ide dhe energji të reja.

Poli Genova krijoi këngën së bashku me këngëtaren suedeze Etta Zelmani dhe me dy nga krijuesit më të mirë të hiteve në vendin tonë - Acho dhe DJ Pancho (Angel Prodanov dhe Panço Karamanski). Tingulli aktual i baterisë dhe bas-it të kësaj kënge ndryshe pop është për shkak të aranzhimit, të bërë nga rumuni Monoir.

Elementi i bukur në "Shpirti Im" - gërshetimi në të i pjesëve të këngës popullore "Dilmano, Dilbero" - është një ide e frymëzuar nga një moment personal me gjyshen e Polly dhe vajzën e saj Lea, i cili vjen disa ditë para regjistrimit.

Videoklipi i këngës, i krijuar nga Kris Zahariev, paraqet idenë e kapërcimit të kthesave dhe pengesave të jetës - fluturimin e zemrës sonë të vogël e të guximshme, e cila na ndihmon të hyjmë në betejë me veten dhe për veten tonë çdo ditë.

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva