LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 8 janarin 2026

Një valë e ftohtë me shi dhe dëborë do të përshkojë vendin

Mërkurë, 7 Janar 2026, 20:00

 Parashikimi i motit për 8 janarin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten, që gjatë natës, me kalimin e një fronti të ftohtë atmosferik, situata sinoptike do të ndërlikohet. Moti do të jetë me vranësira dhe reshjet do të vazhdojnë, në disa zona do të jenë të konsiderueshme në sasi dhe në vende të izoluara përgjatë frontit do të shoqërohen me bubullima. Me uljen e temperaturave, në një pjesë të madhe të vendit shiu do të kthehet në dëborë dhe kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe në zonat malore do të formohet shtresë dëbore. Nga mbrëmja, nga veriperëndimi, reshjet gradualisht do të pushojnë.

Në Ultësirën e Trakisë së Sipërme dhe në Rrafshinën e Danubit, era veriperëndimore do të jetë e fortë, me hove deri në stuhi. Në kalimet malore dhe në rajonin Ludogorie do të ketë kushte për fryrje dhe grumbullim dëbore, ndërsa në rajonet veriperëndimore – për ngrica dhe akull në rrugë.

Temperaturat do të mbeten pothuajse pa luhatje ditë-natë – nga minus 1 deri në minus 3°C në rajonet veriperëndimore, deri në 13–15°C në rajonet juglindore. Në Sofje, temperatura minimale e pritur do të jetë minus 3°C, ndërsa maksimalja rreth minus 2°C.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të luhaten nga 11° deri në 17° në jug. Temperatura e ujit të detit është 9–11°, ndërsa dallgëzimi do të jetë rreth 2–3 ballë.

Në male moti do të jetë me vranësira dhe i errësuar. Do të ketë reshje, në disa zona me bubullima dhe reshje të konsiderueshme në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet. Me uljen e temperaturave, reshjet në zonat e ulëta do të kthehen në dëborë. Era do të jetë e fortë deri stuhi nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 0°, ndërsa në 2000 m rreth minus 5°.

Të premten vranësirat do të shpërndahen dhe moti do të bëhet kryesisht diellor. Era do të dobësohet dhe do të fryjë nga jugu. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 8° deri në minus 3°, ndërsa maksimalet midis 2° dhe 7°.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova