Artikull
Kushtet dimërore ngadalësojnë disa fluturime nga Aeroporti i Sofjes
Enjte 8 Janar 2026 13:00
Enjte, 8 Janar 2026, 13:00
Kulla e Kontrollit e Aeroportit të Sofjes
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Aeroporti “Vasill Levski” –
Sofje funksionon normalisht në kushte dimri, njoftoi qendra e shtypit e
aeroportit. Pistat pastrohen dhe trajtohen kundër grumbullimit të borës, ndërsa
avionët i nënshtrohen trajtimit të nevojshëm kundër ngricës.
Kjo është arsyeja pse disa
fluturime vonohen rreth një orë gjatë nisjes. Që nga mëngjesi ka vonesa drejt
Madridit, Liverpulit, Tel Avivit, Dortmundit, Londrës, Frankfurtit, Torinos,
Ajdhovenit, Barit, Romës, Amsterdamit, Munihut, Varnës, Parisit dhe Berlinit.
Udhëtarët mund të informohen për orarin e përditësuar të fluturimeve në faqen e aeroportit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva