LAJME

Artikull

U mbyll kufiri bullgaro‑grek për kamionë, pritet regjim edhe për makinat e vogla

Enjte, 8 Janar 2026, 13:55

U mbyll kufiri bullgaro‑grek për kamionë, pritet regjim edhe për makinat e vogla

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Fermerët protestues grekë mbyllën më 8 janar pikën kufitare “Kullata–Promahon”. Sipas njoftimeve, bllokada e plotë do të zgjasë 48 orë, deri në mesditën e së shtunës. Për momentin lejohen të kalojnë vetëm makinat e vogla dhe autobusët. Kufiri është i mbyllur për automjete të transportit mbi 12 tonë.

Plotësisht të mbyllura për kamionë janë edhe pikat kufitare “Ilinden–Eksohi” dhe “Kapitan Petko Vojvoda–Ormenion”.

Protestuesit kanë njoftuar se synojnë të lejojnë qarkullimin e makinave të vogla çdo 8 orë, raporton korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva.

Janë bllokuar gjithashtu kufijtë e Greqisë me Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut për të gjitha mjetet.

Brenda vendit ka bllokada të fermerëve në autostradën Selanik–Athinë pranë Halkidiki, pranë Larisa dhe në rrugën Athinë–Lamia. Mjete bujqësore janë vendosur edhe në të gjitha rrugët alternative që anashkalojnë bllokadat.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva