Artikull
Enjte 8 Janar 2026 14:50
Enjte, 8 Janar 2026, 14:50
FOTO: Facebook/volleyBUL.official
Madhësia e shkronjave
Ekipi kombëtar i volejbollit për meshkuj deri në 18 vjeç u kualifikua për Kampionatin Evropian këtë vit në Itali pas fitores ndaj Serbisë. Bullgarët treguan lojë të qëndrueshme dhe humbën vetëm setin e dytë shumë të rivalizuar. Volejbollistët tanë, të udhëhequr nga Mirosllav Zhivkov, triumfuan në ndeshjen finale kualifikuese në Podgoricë me rezultat 3:1 (25:21, 25:27, 25:23, 25:13). Kështu ata u imponuan ndaj serbëve, nga të cilët humbën ndeshjen e parë në grup pas tajbrek-ut me 2:3.
Lojtari më rezultatshmë për ekipin bullgar ishte Nikolla Gradinarov me 14 pikë, i ndjekur nga Adrian Ganev dhe Kristian Kosev me nga 13 pikë secili.
Volejbollistët tanë të rinj dëshmuan me këtë fitore se bëjnë pjesë ndër më të mirët në Evropë dhe me meritë do të luajnë në kampionatin e Kontinentit të Vjetër.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova