LAJME

Artikull

“Po, Bullgaria” kërkon nga kryeprokurori në detyrë të lirojë menjëherë postin

Enjte, 8 Janar 2026, 16:08

“Po, Bullgaria” kërkon nga kryeprokurori në detyrë të lirojë menjëherë postin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Partia “Po, Bullgaria” i bëri thirrje kryeprokurorit në detyrë Borisllav Sarafov, mandati i të cilit ka skaduar, që të largohet menjëherë nga posti dhe të zgjidhet një prokuror i ri shtetëror. Kjo duhet të ndodhë që në mbledhjen e parë të Kolegjit të Prokurorëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, deklaroi bashkëkryetarja e Grupit Parlamentar të PP-DB dhe anëtare e partisë, Nadezhda Jordanova. Deputetja shtoi se gjatë javës së ardhshme “Po, Bullgaria” do të propozojë ndryshime në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së kryeprokurorit. “Me prokurorinë, e udhëhequr nga Sarafov, nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme”, komentoi Nadezhda Jordanova, duke e cilësuar kryeprokurorin si “shkopin më të madh” të Deljan Peevski, por jo të vetëm. Prandaj, sipas saj, në ditët e para të punës së parlamentit duhet të lirohet edhe kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Anton Sllavçev. Partia kërkon gjithashtu të vendoset 100% votim elektronik me makina, si dhe heqjen e sigurimit nga Shërbimi i Sigurisë Kombëtare për kryetarin e GERB-it, Bojko Borisov, dhe për kryetarin e “DPS – Fillim i Ri”, Deljan Peevski.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova