LAJME

Artikull

KZK kontrollon për kompani karteliste që furnizonin me ushqim spitalet e Sofjes

Enjte, 8 Janar 2026, 16:34

KZK kontrollon për kompani karteliste që furnizonin me ushqim spitalet e Sofjes

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KZK), me ndihmën e Ministrisë së Brendshme, po kontrollon befas zyrat e disa kompanive në Sofje në kuadër të një hetimi për mundësinë e kartelit në tenderët publikë për furnizimin me ushqim në spitalet e kryeqytetit, njoftoi Zheljo Bojçev, anëtar i këtij rregullatori. Sinjalin e dorëzoi deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, Vasill Pandov, në të cilin shprehen dyshime për manipulimin e procedurave të tenderëve publikë për ushqim në institucionet shëndetësore nga tre kompani. “Gjatë disa muajve bëmë një kontroll të plotë dhe konstatuam shumë të dhëna që na japin bazë për të nisur këtë procedurë”, deklaroi Zheljo Bojçev.

U kontrolluan të gjitha tenderët për furnizimin me ushqim spitalor për periudhën 2022–2025, ku kompanitë marrin pjesë si konkurrentë. Në kontrollimin paraprak u gjetën të dhëna të mjaftueshme që tregojnë drejt një forme të marrëveshjes së ndaluar, në formën e manipulimeve të tenderëve, saktësuan nga KZK.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova