KULTURË

Artikull

Zanatet bullgare të paraqitura në filma dokumentarë dhe të shkurtër

Premte, 9 Janar 2026, 05:45

Zanatet bullgare të paraqitura në filma dokumentarë dhe të shkurtër

FOTO: Kinematograf

Madhësia e shkronjave

Programi “Zanatet bullgare: Filma dokumentarë dhe të shkurtër” ofron një udhëtim në shpirtin dhe identitetin bullgar përmes gjashtë filmave të shkurtër të vlerësuar në festivale prestigjioze. “Qepja, gdhendja e gurit dhe prodhimi i rakisë janë disa nga zanatet përmes të cilave na udhëheq ky seleksionim magjepsës i njohurive dhe traditave të lashta. Zanatet janë pasuri dhe kulturë, kjo është mençuria e duarve, e cila transmetohet nga një brez tek tjetri, nga mjeshtri tek nxënësi, dhe kështu njëkohësisht lulëzon dhe ruhet”, tregojnë iniciatorët nga “Kinematograf”.

“Sekretet e Buharas” është filmi i vetëm në program që nuk flet për zanat bullgar, por për mëndafshin dhe zanatet e mëndafshit në Buhara, Uzbekistan. Filmi është realizuar nga një ekip bullgar dhe tregon ngjashmëri në estetikën tradicionale të të dy vendeve.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova