LAJME

Artikull

Nikollaj Mlladenov do të drejtojë administratën ndërkombëtare në Gaza

Premte, 9 Janar 2026, 09:57

Nikollaj Mlladenov

Nikollaj Mlladenov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu konfirmoi se bullgari Nikollaj Mlladenov do të jetë drejtor i përgjithshëm i Këshillit për Paqe në Gaza, të paraqitur nga presidenti amerikan Donald Trump vjeshtën e kaluar, njoftoi Associated Press. Mlladenov tashmë u takua me Netanjahun dhe me presidentin izraelit Ichak Hercog në Jerusalem. Më 9 janar ai pritet të takohet në Ramallah me Hjusein al-Sheih, zëvendës i presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, raportojnë mediat izraelite.

Nikollaj Mlladenov ka mbajtur një sërë postesh të larta në Bullgari dhe në organizata ndërkombëtare. Nga viti 2013 deri në vitin 2020 ai ishte përfaqësues i OKB-së në Lindjen e Mesme.

Sipas planit të Trumpit, Këshilli për Paqe në Gaza duhet të mbikëqyrë qeverinë e re teknokrate palestineze, çarmatimin e “Hamasit”, vendosjen e forcave ndërkombëtare të sigurisë, tërheqjen e mëtejshme të trupave izraelite dhe rindërtimin e Rripit të Gazës.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova