FOLKLOR

Artikull

Perniku sërish bëhet kryeqyteti i maskaradave të Evropës

Premte, 9 Janar 2026, 11:43

Perniku sërish bëhet kryeqyteti i maskaradave të Evropës

FOTO: BTA-arkiv

Madhësia e shkronjave

Nga 16 deri më 25 janar, qyteti Pernik do të jetë mikpritës i Festivalit XXXII Ndërkombëtar të Lojërave Maskarade “Surva” dhe do të shënojë 60-vjetorin nga fillimi i traditës në vitin 1966. Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm dhe numrit rekord të pjesëmarrësve, për herë të parë defiletë do të zhvillohen në dy fundjava radhazi – më 17–18 janar dhe 24–25 janar.

Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i bashkisë Stefan Krëstev njoftoi se priten mbi 13 000 pjesëmarrës dhe më shumë se 30 grupe të huaja nga Franca, SHBA-ja, Italia, Portugalia, Kroacia, Greqia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe vende të tjera. Në edicionin e mëparshëm në vitin 2025 morën pjesë mbi 20 grupe të huaja dhe më shumë se 12 000 pjesëmarrës.

“Surva” 2026 do të ofrojë një program të pasur dhjetëditor – koncerte, ekspozita, shfaqje, instalacione artistike, punëtori dhe aktivitete tematike që bashkojnë traditën me bashkëkohoren.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova