LAJME

Artikull

Një platformë e re digjitale do të stimulojë eksportet bullgare

Premte, 9 Janar 2026, 16:23

Një platformë e re digjitale do të stimulojë eksportet bullgare

FOTO: mi.government.bg

Madhësia e shkronjave

Një platformë digjitale do të punojë për të hapur mundësi të reja dhe për të mbështetur eksportet, duke përmirësuar punën e punonjësve nga Shërbimet e Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike. Kjo u njoftua nga Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Petër Dillov, në prezantimin e saj. "Ministria do të bëjë çdo përpjekje për të zbatuar sistemin "Navigatori i Eksportit Bullgar" dhe ta bëjë atë sa më të dobishëm të jetë e mundur", theksoi Dillov. Ai u përpunua nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë me ndihmën e një ekipi nga Akademia Bullgare e Shkencave. Pritet që platforma të ndihmojë biznesin bullgar të hyjë në tregje të reja për mallra dhe shërbime dhe të forcojë ato në të cilat jemi tashmë të pranishëm.Ky është zhvillimi i parë i tillë në Evropë. "Navigatori i Eksportit Bullgar" përmban tre blloqe kryesore: tregtia - me informacion bazë mbi tregjet dhe mundësitë e eksportit; financimi dhe sigurimi i eksporteve; informacioni ekonomik - me analiza të gjendjes së ekonomisë, analiza sektoriale dhe parashikime.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva