Artikull
Hënë 12 Janar 2026 07:40
Hënë, 12 Janar 2026, 07:40
FOTO: bgtourism.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të marrë pjesë në katër panaire turistike në Evropë gjatë muajit janar. Këtë e njoftoi faqja bgtourism.bg, duke iu referuar informacionit nga faqja e Ministrisë së Turizmit. Në stendat e vendit tonë do të përfaqësohen kryesisht operatorë turistikë dhe komuna, të cilët do të punojnë për promovimin e vendit si një destinacion atraktiv.
Panairi më i madh turistik në Vjenë, Austri – FERIEN, është i pari për këtë vit, ku do të prezantojmë bukuritë e Bullgarisë. Ai do të zhvillohet nga 15 deri më 18 janar. Në periudhën 17–25 janar do të marrim pjesë në një nga panairet më të mëdha turistike për publikun e gjerë në Evropë, pikërisht CMT – Shtutgart, Gjermani. Dy pjesëmarrjet e tjera të Bullgarisë në muajin e parë të vitit janë në një nga panairet më të mëdha turistike në botë – FITUR, Madrid, Spanjë, nga 21 deri më 25 janar, dhe TOURISM & TRAVEL EXPO në Kishinau, Moldavi, nga 30 janari deri më 1 shkurt 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva