POLITIKË

Artikull

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shtunë, 10 Janar 2026, 04:20

Ngjarjet me adresë ballkanike

FOTO: rtrs.tv

Madhësia e shkronjave

Republika Srpska kremtoi festën e sajqë u shpall jokushtetuese nga Bosnja e Hercegovina

Më 9 janaru kremtua Dita e Republikës Srpska - festa zyrtare e njësisë federale të Bosnjës, e banuar kryesisht me serbëboshnjakë. Festimet filluan më 8 janar në Banja Luka me vendosjen e kurorave në varrezat “Shën Pantelia” dhe në Sheshin e Ushtarëve të Rënë, raportoi media shtetërore RTRS, e cituar nga BTA. Festimet më 9 janar përfshinë një liturgji në Kishën “Krishti Shpëtimtar” dhe një paradë solemne në sheshin qendror.

Festa, e cila u shpall jokushtetuese nga gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, përkujton krijimin e njësisë federale në vitin 1992 si një formacion politik i popullit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Më 9 janar 1992, serbët e Bosnjës shpallën pavarësinë me qëllim bashkimin me Serbinë, duke shkaktuar një luftë civile dhe etnike që mori jetën e rreth 100 000 njerëzve. Vetëm në rrethimin e Sarajevës, e cila u bllokua nga forcat serbe, u vranë 11 000 njerëz në 43 muaj.


FOTO: sbctv.gr

Greqia kërkon mënyra për t’i dhënë fund protestat e fermerëve

Qeveria greke do të ndërmarrë veprime për t’u përballur me bllokadat e organizuara nga fermerët protestues. Synimi është që kjo të arrihet përmes një marrëveshjeje, por nëse kjo është e pamundur, do të zbatohen masat e nevojshme ligjore. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministri i Greqisë, Kostis Hadzidakis, njofton BTA. “Vetë fermerët do të fillojnë të kuptojnë se po izolohen nga pjesa tjetër e shoqërisë. Qeveria ka marrë përgjegjësitë e saj. Nga tani e tutje, ajo që po ndodh dëmton si ekonominë kombëtare, ashtu edhe vetë fermerët. Në çdo rast, qeveria nuk do të mbetet thjesht vëzhguese”, tha Hadzidakis në një intervistë për televizionin “Skai”. Ai theksoi se qeveria ka miratuar një paketë masash dhe nuk do të ketë më kompromise. Ato përfshijnë rishpërndarjen e subvencioneve të pashfrytëzuara për fermerët, zgjatjen me dy vjet të çmimeve të fiksuara të energjisë elektrike për sektorin agrar deri në 8.5 eurocent për kWh, dhe të tjera. 

Protestat e fermerëve grekë filluan në fund të nëntorit 2025 për shkak të vonesave në pagesat e subvencioneve evropiane dhe problemeve të akumuluara në sektorin agrar. Veprimet e tyre çuan në bllokada të gjata të pikave kufitare të vendit, autostradave dhe porteve. Ndër më të prekurit nga këto protesta janë kompanitë e transportit. 

Ndërkohë, u bë e qartë se është rënë dakord një takim për 13 janarin mes përfaqësuesve të bllokadave bujqësore dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

FOTO: globalnovine.eu

Kroacia riktheu shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Me ndryshimet në Aktin e Mbrojtjes së vendit, pas një ndërprerjeje 17-vjeçare, Ministria Kroate e Mbrojtjes po rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak dy-mujor për burrat deri në moshën 29 vjeç. 1200 të rinjve u janë dërguar fletëthirrje për ekzaminim mjekësor, raporton gazeta kroate “Index”. Ata që janë të aftë do të dërgohen në qendra trajnimi dhe do mësojnë aspekte themelore të jetës dhe disiplinës ushtarake, siç janë sjellja në konvikt dhe shtrimi i shtratit, trajtimi i armëve, përdorimi i pajisjeve moderne, duke përfshirë dronët, ndihma e shpejtë dhe vetëmbrojtja bazë. Rekrutët do të marrin një pagë mujore prej rreth 1100 eurosh neto dhe do t'u kreditohen dy muaj përvojë pune.

Qëllimi i programit është që të rinjtë të fitojnë njohuri dhe aftësi për t'u përballur me situata krize, duke qenë kështu të gatshëm të kontribuojnë në sigurinë kombëtare.

FOTO: aia.al

Trenjakë djem janë të porsalindurit e parë në Kosovë për vitin 2026

Foshnjat e para të vitit 2026 në Kosovë janë trenjakë djem, raportoi gazeta “Koha”. Lindja e tyre ndodhi në klinikën gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë në orët e para të vitit. Institucioni mjekësor raportoi se lindja shkoi pa ndërlikime, nëna dhe foshnjat janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Gruaja u bë nënë për herë të parë pas 8 vitesh infertilitet.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Ministrin në largim të Shëndetësisë Arben Vitia, vizituan klinikën gjinekologjike dhe e uruan nënën. Sipas fjalëve të tij, ngjarja është shumë e veçantë sepse është lindja e parë e vitit, por edhe sepse kanë lindur trenjakë. 

 

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva