SHOQËRI

Artikull

Në Vërshec nisi kurs për këngëtarë kishtarë

Dielë, 11 Janar 2026, 07:30

Në Vërshec nisi kurs për këngëtarë kishtarë

FOTO: Ljubo Andreev

Madhësia e shkronjave

Në Vërshec nisi një kurs për përgatitjen e këngëtarëve kishtarë. Në të u përfshin 30 pjesëmarrës nga pjesë të ndryshme të vendit dhe madje edhe një nga Londra. Nisma po realizohet në kishën “Shën Gjergji” të qytetit piktoresk malor të malit Stara Pllanina, me idenë e priftit vendas Vencisllav Radevski dhe me bekimin e mitropolitit të Vidinit, Pahomij.

Kursi mbahet çdo të shtunë, si me praninë fizike ashtu edhe online. Kjo u mundëson edhe të interesuarve nga qytete më të largëta të përfshihen në mënyrë aktive. Ideja është t’i jepet përgjigje nevojës në rritje për këngëtarë kishtarë të përgatitur mirë në eparki, aq më tepër duke pasur parasysh se këngëtari kishtar ka një rol kyç në jetën liturgjike.

Prifti Vencisllav Radevski

FOTO: Ljubo Andreev

Ne, ashtu siç kemi nevojë për priftërinj, kemi nevojë edhe për këngëtarë, sepse prifti nuk mund të shërbejë liturgjinë nëse nuk ka kush t’i përgjigjet me Amin! thirrjeve”, tha për BNR-Vidin mitropoliti Pahomij. Ndërkaq, kryetari i kishës “Shën Gjergji”, Vencisllav Radevski, shprehu kënaqësinë e tij për interesin e madh ndaj kursit, që sipas tij dëshmon qartë për ekzistencën e një nevoje shpirtërore te bullgarët.

Redaktoi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova