Artikull
Hënë 12 Janar 2026 10:58
Hënë, 12 Janar 2026, 10:58
FOTO: BTV
Madhësia e shkronjave
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi nga “Market Links”. E dyta është “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14.2%, e treta është “Vëzrazhdane” me 9.3%. “DPS-Fillimi i Ri” do të merrte 9.2% të votave, BSP - 5.5% dhe MEÇ - 5.3%, tregon sondazhi, transmetoi bTV.
Gati 22% e të anketuarve tregojnë se nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë, dhe 3.3% deklarojnë me vendosmëri se nuk do të votojnë.
Një sondazh nga “Alpha Research” për të njëjtën media tregon se GERB-SDS po fiton 21.4% të mbështetjes elektorale. PP-DB ka 17.8 për qind, "Vëzrazhdane" -11.6%, për "DPS-Fillim i Ri" do të votonin 9.4%, për BSP - 4.9 për qind dhe për MEÇ - 4.2%.
Sipas studimit të "Alpha Research", nëse një parti e Presidentit Rumen Radev garon në zgjedhje, ajo do të ketë mbështetjen e rreth 20 për qind të votuesve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva