Artikull
Parashikimi i motit për 13 janarin
Mbetet ftohtë me reshje të lehta dëbore të mundshme në male dhe pranë detit
Hënë 12 Janar 2026 19:30
Hënë, 12 Janar 2026, 19:30
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të martën, temperaturat minimale do të jenë midis minus 10 dhe 5°, në Sofje - rreth minus 5°. Gjatë ditës vranësirat do të rriten nga perëndimi. Në gjysmën e dytë të ditës dhe natën kundër të mërkurës, në disa vende, kryesisht në rajonet veriore dhe male, do të bjerë dëborë e lehtë. Do të ketë erë të lehtë, në rajonet lindore deri në mesatare nga perëndimi-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 0 dhe 5°, në kryeqytet - rreth 2°.
Do të bjerë borë përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 2 deri në 4°. Temperatura e ujit tëdetit është 10-11°. Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 3 ballë.
Në male, pas një periudhe me kthjellime të përkohshme, vranësirat do të shtohen sërish. Kryesisht në malin Stara Pllanina dhe në zonat e larta të masiveve të Bullgarisë Jugperëndimore, pasdite priten reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë e fortë dhe e ashpër nga perëndim-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 0°, ndërsa në 2000 m rreth minus 4°.
Të mërkurën do të nisë një ngrohje e shpejtë dhe e ndjeshme. Vranësirat do të pakësohen deri në kthjellim. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndim-veriperëndimi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva