LAJME

Artikull

Pothuajse gjysma e levave të vjetra janë tërhequr tashmë nga BNB

Hënë, 12 Janar 2026, 16:14

Godina e Bankës Kombëtare Bullgare

Godina e Bankës Kombëtare Bullgare

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Deri më 9 janar, levat bullgare në qarkullim arritën në 16.1 miliardë. 48% e levave në qarkullim më 1 janar janë tërhequr tashmë nga Banka Kombëtare Bullgare (BNB). BNB bëri të ditur gjithashtu se ka mbi 3.1 miliardë euro në qarkullim.

Për momentin, kalimi në euro po shkon më lehtë se sa pritej, tha për Radion Kombëtare Bullgare Petër Ganev, një ekonomist i lartë në Institutin për Ekonominë e Tregut. Sipas tij, levat në qarkullim, që tradicionalisht arrijnë në rreth 30 miliardë, aktualisht mbizotërojnë, por ai shton kategorikisht: "Rruga është njëkahëshe - të gjitha të ardhurat vijnë në euro... Treni është njëkahësh".

Në një deklaratë video në Facebook, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, komentoi gjithashtu procesin me fjalët: "Hyrja në eurozonë është e mërzitshme, por - një përkulje për popullin bullgar, për kalimin e qetë në euro, njerëzit po mësohen me të dhe veprojnë me mençuri."

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva