LAJME

Artikull

Kabineti diskutoi situatën në Venezuelë dhe rreziqet e sigurisë në rajon

Hënë, 12 Janar 2026, 17:45

Kabineti diskutoi situatën në Venezuelë dhe rreziqet e sigurisë në rajon

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Nën drejtimin e kryeministrit në dorëheqje, Rosen Zheljazkov, u zhvillua një mbledhje e Këshillit të Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratua Raporti Vjetor për gjendjen e sigurisë kombëtare të Bullgarisë për vitin 2024.

Janë shqyrtuar në detaje situata aktuale në Venezuelë dhe rreziqet e mundshme për sigurinë rajonale dhe globale, si edhe zhvillimet e pritshme gjeopolitike të lidhura me Grenlandën, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar situatës në Iran dhe skenarëve të mundshëm për zhvillimin e konfliktit në Ukrainë. Zheljazkov siguroi se qeveria në dorëheqje do të vazhdojë të ndjekë me kujdes të gjitha proceset që lidhen me sigurinë e vendit tonë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva