Martë 13 Janar 2026 06:00
Martë, 13 Janar 2026, 06:00
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Festa e Kinemasë Bullgare e ka fillesën më 13 janar 1915, kur në kinemanë e kryeqytetit “Moderen Teatër” /”Teatri Modern”/ u mbajt premiera publike e filmit të parë artistik bullgar “Bëllgaran është galant”, krijim i kineastit legjendar bullgar – skenarist, regjisor dhe aktor – Vasill Gendov.
Në rolet kryesore luajtën aktorët Mara Lipina dhe vetë Vasill Gendov.
Me rastin e 90-vjetorit të kësaj date, në vitin 2005, Qendra Kombëtare e Filmit inicioi krijimin e një feste zyrtare të kinemasë bullgare.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Kinemaja bullgare feston sot
- Kinemaja bullgare – çfarë ndodhi pas 10 nëntorit
- Prof. Bozhidar Manov: “Kinemaja bullgare është pjesë nga horizonti kulturor i shoqërisë sonë moderne”
- Zhana Gendova – muza e parë në kinematografinë bullgare
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva