LAJME

Artikull

Zyra e KBH për ndihmë juridike për refugjatë ka ndërprerë veprimtarinë

Martë, 13 Janar 2026, 07:05

Zyra e KBH për ndihmë juridike për refugjatë ka ndërprerë veprimtarinë

FOTO: bghelsinki.org

Madhësia e shkronjave

Zyra pranë programit për ndihmë juridike për refugjatë dhe migrantë të Komitetit Bullgar të Helsinkit /KBH/ ka ndërprerë punën më 1 janar, njoftoi BHK në faqen e vet. Kjo ndodh 30 vjet pas hapjes së saj në vitin 1996. Si një nga arsyet përmendet kriza globale e financimit të agjencive humanitare ndërkombëtare dhe operacioneve të tyre, përfshirë edhe aktivitetet e Komisariatit të Lartë të OKB‑së për Refugjatët, me mbështetjen financiare të të cilit funksiononte zyra juridike për refugjatë dhe persona të zhvendosur me forcë.

Gjatë tre dekadave të fundit, u është ofruar ndihmë juridike 209 703 refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave të zhvendosur me forcë, si dhe është siguruar përfaqësim procedural në 3326 çështje gjyqësore.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva