LAJME

Artikull

Deri në nëntor të 2025, në Bullgari ka pasur mbi 76 mijë refugjatë ukrainas

Martë, 13 Janar 2026, 08:10

Deri në nëntor të 2025, në Bullgari ka pasur mbi 76 mijë refugjatë ukrainas

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Deri më 30 nëntor2025, numri i përgjithshëm i qytetarëve jashtë BE-së që ikën nga Ukraina dhe iu dha statusi i mbrojtjes së përkohshme në Bashkimin Evropian ka arritur në 4.33 milionë persona, tregojnë të dhënat e Eurostat. Numri i refugjatëve ukrainas në Bullgari mbetet relativisht i qëndrueshëm, 76 675 persona me mbrojtje të përkohshme deri në nëntor të vitit 2025. Vendet e BE-së që kanë pranuar numrin më të madh të refugjatëve ukrainas mbeten Gjermania – 1 241 000 persona (28.7% e totalit në BE), Polonia dhe Republika Çeke.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva