LAJME

Artikull

Kërkesë e re për dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Sofjes

Martë, 13 Janar 2026, 09:54

Kryebashkiaku i Sofjes Vasill Terziev

Kryebashkiaku i Sofjes Vasill Terziev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kreu i "DPS-Fillim i Ri", Deljan Peevski, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Sofjes Vasill Terziev. Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e partisë.

Për muaj të tërë, kryeqyteti i Bullgarisë është mbytur në mbeturina dhe ndyrësi, thekson Peevski.

"DPS - Fillim i Ri" do t'ia referojë çështjen Inspektoratit Rajonal për Mjedisin dhe Ujin dhe Inspektoratit Rajonal të Shëndetit për një vlerësim urgjent të rrezikut për jetën dhe shëndetin e njerëzve - për depot e paligjshme, për mbeturinat shtëpiake dhe industriale të pambledhura dhe shkeljet e Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ligjit për Shëndetin”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

“Unë kam përgjegjësi për një shërbim të përballueshëm.” Kjo u deklarua nga kryetari i bashkisë së Sofjes në lidhje me pakënaqësinë e banorëve të Sofjes me problemin e mbeturinave në kryeqytet, i cili është përkeqësuar që nga vjeshta e vitit 2025. "Do ta zgjidh këtë problem, pavarësisht kritikëve dhe armiqve të mi", siguroi Terziev.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva