LAJME

Artikull

Prodhuesit bullgarë do të protestojnë kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Martë, 13 Janar 2026, 11:40

Ilija Llazarov

Ilija Llazarov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bujqësia në kuadër të marrëveshjes së tregtisë së lirë midis BE-së dhe Amerikës së Jugut është vetëm 6%. Kjo për të cilën fermerët e bagëtive shqetësohen më shumë - mishi i viçit - përbën rreth 1.2%. Kjo u shpjegua për Radion Kombëtare Bullgare nga eurodeputeti Ilija Llazarov, anëtar i Komitetit të Tregtisë së Jashtme, në lidhje me marrëveshjen e lidhur midis BE-së dhe Mercosur - tregut të përbashkët të Amerikës së Jugut, i cili do të nënshkruhet zyrtarisht më 17 janar.

Ukraina prodhon 5-6 herë më shumë grurë se Amerika e Jugut, theksoi ai një argument tjetër dhe shtoi se kompensimet e parashikuara për fermerët evropianë janë të mjaftueshme.

Ne do të marrim pjesë në protestën bujqësore pan-evropiane më 20 janar në Strasburg kundër nënshkrimit të Marrëveshjes, tha për Radion Kombëtare Bullgare Ilija Prodanov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave dhe Dhomës Bujqësore Bullgare.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva