Artikull
Traktorët e mbyllën përsëri pikën kryesore kufitare të Bullgarisë dhe Greqisë
Martë 13 Janar 2026 15:20
Martë, 13 Janar 2026, 15:20
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Fermerët grekë që
protestojnë në Serres bllokuan plotësisht pikën kryesore kufitare me
Bullgarinë, Promahon - Kullata, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja
Peeva. Bllokimi është për një periudhë të pacaktuar. Aktualisht
lejohen të kalojnë makinat e pasagjerëve.Të gjitha pikat e tjera
kufitare kërcënohen gjithashtu me një bllokim të zgjatur.
Fermerët thonë se do ta vlerësojnë situatën në kufi në moment. Por ata synojnë që për herë të parë gjatë protestave të tyre të mos lejojnë makinat private dhe autobusët turistikë, së bashku me kamionët.
Disa nga organizatat më të mëdha të fermerëve kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në negociatat e thirrura me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Zëdhënësi i qeverisë njoftoi se autoritetet do të zbatojnë ligjin për lëvizjen e lirë dhe fermerët protestues do të arrestohen.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva