SHOQËRI

Artikull

Mos pranoni pagesa dhe kusur me kartëmonedha euro të dëmtuara ose të gërvishtura

Martë, 13 Janar 2026, 13:21

Mos pranoni pagesa dhe kusur me kartëmonedha euro të dëmtuara ose të gërvishtura

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Kartëmonedhat euro të gërvishtura nuk rimbursohen, por mbahen, prandaj u këshillojmë tregtarëve të mos pranojnë kartëmonedha të tilla. Këtë e deklaroi Kryearkëtuesi i Bankës Kombëtare të Bullgarisë, Stefan Cvetkov, në një konferencë për shtyp të Qendrës Koordinuese për Mekanizmin e Euros.

FOTO: BTA

“Sipas rregullores dhe kërkesave të Bankës Qendrore Evropiane, kartëmonedhat e tilla, kur sipas vlerësimit tonë janë dëmtuar qëllimisht, nuk rimbursohen dhe mbahen. Me fjalë të tjera, u bëjmë thirrje tregtarëve dhe bankave të mos i pranojnë këto kartëmonedha në asnjë formë. Nëse ato paraqiten në Bankën Kombëtare të Bullgarisë – BNB, nuk do të rimbursohen”, tha Cvetkov.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që gërvishtin kartëmonedhat euro të tregojnë respekt dhe të ruajnë qarkullimin e pastër të monedhës. Cvetkov theksoi se nëse një kartëmonedhë e gërvishtur paraqitet në sportelet e BNB-së, ajo do të ndalet dhe nuk do të rimbursohet.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova - BNR, BTA