MUZIKË

Artikull

"Po fluturoj" - liri dhe dashuri në baladën e re të Todor Gaxhallov

Mërkurë, 14 Janar 2026, 06:20

"Po fluturoj" - liri dhe dashuri në baladën e re të Todor Gaxhallov

FOTO: YouTube/@TodorGadjalov

Madhësia e shkronjave

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov është një shembull tipik i një muzikanti të pavarur - ai i kompozon vetë këngët e tij, i regjistron në studion e tij dhe i prodhon vetë. Megjithatë, atij i pëlqen të shkëmbejë ide me muzikantë të tjerë, prandaj muzikanti bashkohet me kampet gjithnjë e më të njohura të shkrimit të këngëve në Bullgari /të ashtuquajturat songwriting camps/- kampe krijuese ku pjesëmarrësit krijojnë muzikë. Ai ndan se me më shumë muzikantë kënga bëhet më e pasur, por kur punon vetëm, ke mundësinë të tregosh veten plotësisht. Ky është edhe rasti në këngën e tij të re "Po fluturoj" - një baladë pop krejtësisht origjinale e tij, që mbart një ndjenjë lirie dhe dashurie.

Todor Gaxhallov e përfundoi “Po fluturoj” gjatë angazhimeve të tij verore… ai vizitoi shumë vende të bukura që e frymëzuan dhe ndikuan në pamjen përfundimtare të këngës. Disa prej tyre i shohim edhe në videon e “Po fluturoj” – peizazhe detare dhe malore që ndërthuren dhe theksojnë temën e lirisë dhe forcës së emocioneve. Mesazhi kryesor që përcjell Todor Gaxhallov lidhet me dashurinë, ashtu siç tregon vetë ai:

“Dashuria, dhe dashuria për lirinë – sqaron artisti. – Në tekst këndohet për dashurinë, por nuk është e nevojshme që kjo dashuri të jetë e drejtuar ndaj njerëzve – secili mund ta interpretojë në mënyrën e vet. Unë këndoj për dashurinë në tërësi. Dhe në këtë rast liria kontribuoi në atë ndjesi që dua të përcjell.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva