Artikull
Mërkurë 14 Janar 2026 07:10
Mërkurë, 14 Janar 2026, 07:10
Minustrja Temenuzka Petkova
FOTO: БТА
Madhësia e shkronjave
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionеve Grozdan Karaxhov dhe Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova do të validojnë sot, 14 janar, pullën e parë postare për vitin 2026, e cila do të jetë me temën "Bullgaria në Eurozonë".
"Ky është emisioni më i pritur nga koleksionistët në Bullgari dhe jashtë saj, sepse heqja e levit si monedhë shtetërore mbyll një cikël të tërë koleksionist me më shumë se 140 vjet histori dhe hap një të ri. Për Bullgarinë, kjo po ndodh për herë të dytë që kur në fund të shekullit të 19-të, pas futjes së monedhës kombëtare, emisionet filatelike filluan të shiten në leva në vend të santimëve", vuri në dukje Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve pak kohë më parë kur miratoi planin tematik filatelik për vitin 2026.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva