SPORT

Artikull

Një bullgar i katërt siguroi një kuotë olimpike për vete në snowboarding

Mërkurë, 14 Janar 2026, 09:57

Aleksandër Krëshnjak

Aleksandër Krëshnjak

FOTO: Bulgarian SKI Federation

Madhësia e shkronjave

Aleksandër Krëshniak është snowboardisti i katërt bullgar që siguron pjesëmarrjen në shkurt në Lojërat e XXV Dimërore në Milano Cortina. Atleti 21-vjeçar arriti suksesin më të madh të karrierës së tij, duke përfunduar i dyti në sllallomin paralel në Bad Gastein në kalendarin e Kupës së Botës Alpine.

Krasniak performoi sensacionalisht në garën e natës.

Bullgari mposhti legjendën e gjallë të organizatorëve Andreas Prommegger. Ai eliminoi me radhë dy yje të tjerë - italianin Aaron March dhe gjermanin Stefan Baumeister. Në finalen e madhe kundër Maurizio Bormolini, bullgari humbi ekuilibrin që në fillim dhe nuk mundi të arrinte italianin, i cili regjistroi fitoren e tij të pestë për Globin e Kristalit.

Gjithashtu me kuota për Lojërat Olimpike në snowboarding janë Radosllav Jankov dhe Tervell Zamfirov në kategorinë e meshkujve, dhe Malena Zamfirova në kategorinë e grave.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva