Artikull
Mërkurë 14 Janar 2026 12:01
Mërkurë, 14 Janar 2026, 12:01
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin e dytë hulumtues për formimin e qeverisë forcës së dytë parlamentare “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Në emër të koalicionit, Nadezhda Jordanova, Asen Vasilev dhe Jordan Ivanov ia kthyen menjëherë të paplotësuar mandatin kreut të shtetit.
“Nuk ka mundësi që në këtë Kuvend Popullor të formohet një shumicë reformuese. Çështja qendrore që shqetëson shoqërinë dhe politikanët është sigurimi i një procesi zgjedhor transparent”, tha Jordanova. “Ne nuk do të lejojmë futjen e pajisjeve skanuese dhe do t’u kundërvihemi të gjitha përpjekjeve për të cenuar kërkesën e qytetarëve për zgjedhje të ndershme. Duam që sa më shumë njerëz të dalin të votojnë”, shtoi ajo.
“Me këtë refuzim, opsionet ngushtohen ndjeshëm; çështja nuk është se kur do të jenë zgjedhjet. Pres që liderët e partive të tregojnë përgjegjësi politike dhe të ndalojnë së kërkuari prej meje datën dhe së më treguari se kur t’i caktoj zgjedhjet”, u përgjigj Radev, duke kërkuar gjithashtu një votim të ndershëm.
Mësoni më shumë nga arkivi ynë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva