Artikull
Mërkurë 14 Janar 2026 19:35
Mërkurë, 14 Janar 2026, 19:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet –2 dhe 3°, më të ulëta në zonat me shtresë bore, ndërsa në Sofje rreth –1°. Në mëngjes, kryesisht rreth Danubit, dukshmëria përkohësisht do të jetë e reduktuar. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, por nga verilindja vranësirat do të fillojnë të shtohen. Do të fryjë erë deri në mesatare, ndërsa në Fushën e Danubit përkohësisht e fortë nga perëndim-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 8 dhe 13°, në kryeqytet rreth 9°.
Në bregdetin e Detit të Zi gjatë ditës do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 7 deri në 12°. Temperatura e ujit të detit është 8–10°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Në zonat e larta para mesditës do të ketë mjegull. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 m rreth –1°.
Të premten vranësirat nga verilindja do të vazhdojnë të shtohen dhe deri në mbrëmje do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat më të ulëta do të mbeten në rajonet verilindore dhe përgjatë Danubit – ndërmjet –2 dhe 0°, ku do të ketë reshje bore. Ndërsa në Bullgarinë Jugore do të ketë më shumë orë me diell dhe temperaturat do të mbeten ende të larta, deri në 6–8°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva