MUZIKË

Artikull

"Syze me ngjyrë rozë"

Enjte, 15 Janar 2026, 05:55

"Syze me ngjyrë rozë"

FOTO: @AnnaStavreva

Madhësia e shkronjave

Ende nxënëse në klasën e 11-të në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, Anna Stavreva - ANNISTA po e ndërton veten me guxim si muzikante dhe tashmë ka arritje të jashtëzakonshme. Anna merret me muzikë që nga mosha 5 vjeç dhe në vitin 2025 arriti një sukses të ri: në Itali mori pjesë në një program të Berklee, ku konkurroi me më shumë se 200 muzikantë. Vetëm dhjetë u vlerësuan dhe prej tyre Annista është e vetmja vokaliste që fitoi një bursë të plotë për një program intensiv në Boston. Pra, këtë verë, këngëtarja e re do të studiojë me disa nga profesorët më të famshëm në Berklee në fushën kryesisht të xhazit, R&B dhe muzikës afrikano-amerikane. Por sipas Annës, atyre u pëlqen shumë përzierja e kulturave të ndryshme - prandaj ajo shpreson të përfshijë folklorin e saj të dashur bullgar në këto aktivitete.

FOTO: Facebook/Anna Stavreva - Annista

Krahas të gjitha këtyre angazhimeve, Annista krijon muzikën e saj, të cilën e interpreton me grupin e saj muzikor. Kënga e saj debutuese origjinale "Syze me ngjyrë rozë", e frymëzuar nga një histori personale, paraqet ide bashkëkohore me një tingull aktual. Ajo është autore e muzikës dhe е tekstit, dhe е ka bërë aranzhimin së bashku me Damjan Mihajllov. Kjo është kënga e saj e parë e publikuar, por ka еdhe shumë të tjera të gatshme që presin të realizohen në momentin e duhur.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva