Artikull
Enjte 15 Janar 2026 07:05
Enjte, 15 Janar 2026, 07:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka rritur parashikimin për rritjen e PBB‑së së Bullgarisë për periudhën 2025–2027. Në vitin 2025, niveli i PBB‑së është rritur në 3.2% krahasuar me 2.9%, të cilat BNB i parashikonte në qershor të vitit të kaluar. Është rishikuar në rritje edhe parashikimi për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm. Për vitet 2026 dhe 2027, PBB‑ja reale pritet të rritet me 3.1%. Sipas parashikimit të qershorit, rritja duhej të ishte 2.7%.
“Konsumi privat do të vazhdojë të ketë kontributin kryesor në rritjen e PBB‑së, ndërsa kërkesa e jashtme relativisht e dobët për mallrat dhe shërbimet bullgare dhe faktorët specifikë për vendin do të krijojnë ndikim negativ në horizontin e parashikimit”, thekson BNB në "Parashikimin e saj Makroekonomik".
Në vitin 2026, inflacioni mesatar vjetor pritet të mbetet i ngjashëm me atë të vitit të kaluar (3.5%) dhe të ngadalësohet në 3.2%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva