LAJME

Artikull

Shteti i bashkohet një konsorciumi për eksplorim gazi në Detin e Zi

Mërkurë, 14 Janar 2026, 16:28

Zheço Stankov

Zheço Stankov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria në largim ka miratuar pjesëmarrjen e në projektin për eksplorimin dhe kërkimin e naftës dhe gazit natyror në “Bllokun 1-21 Han Asparuh” në zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi.

Ministri i Energjisë në dorëheqje Zheço Stankov e përshkroi vendimin si një lajm të rëndësishëm dhe të shumëpritur për sektorin energjetik bullgar.

Shteti bullgar, nëpërmjet “Holdingut Energjetik Bullgar” do të mund të eksplorojë gaz në thellësitë e Detit të Zi së bashku me kompanitë OMV dhe NewMed.

Për herë të parë në historinë më moderne të Bullgarisë, shteti do të përfitojë jo vetëm nga tarifat e koncesionit, të cilat për naftën dhe gazin arrijnë 30 për qind të prodhimit, por gjithashtu do të marrë pjesë aktive me një pjesë prej 10% në investimin për eksplorim, kërkim dhe prodhim, raporton BTA.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva