Artikull
Enjte 15 Janar 2026 08:05
Enjte, 15 Janar 2026, 08:05
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
Të dashur miq,
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se në vitin 2026 mund të merrni serinë prej 12 kartolinash QSL kushtuar 90-vjetorit të "Radio Bullgarisë" dhe Radios Kombëtare Bullgare, të përgatitura me ndihmën e Agjencisë Shtetërore "Arkivat".
Ato konfirmojnë të gjitha transmetimet e dëgjuara të "Radio Bullgarisë" dhe të gjitha sinjalet e përgjuara të Radios Kombëtare Bullgare (të programeve "Horizont", "Hristo Botev", programeve të radiostacioneve rajonale në Sofje, Bllagoevgrad, Burgas, Varna, Vidin, Kërdxhali, Plovdiv, Stara Zagora, Shumen).
Për të marrë një kartolinë, duhet të na dërgoni një raport në të cilin të tregoni datën dhe gjuhën (për "Radio Bullgarinë"), ose datën, orën dhe frekuencën e transmetimit të dëgjuar (për programet e tjera), si dhe detaje rreth përmbajtjes së tij.
FOTO: Desisllava Semkovska
Mund t’i dërgoni raportet nëpërmjet kanalit të përshtatshëm për ju:
– me email: reception.report@bnr.bg
– me postë në adresën e mëposhtme: Bullgaria, Sofja, 1040, Bulevardi “Dragan Tsankov” 4, BNR, Desislava Semkovska
Është e detyrueshme të jepni një adresë postare për kontakt.
Ju kujtojmë se BNR konfirmon raportet e transmetimeve të dëgjuara edhe me seritë e vjetra të kartolinave QSL. Nëse dëshironi të merrni ndonjë prej tyre, ju lutemi ta tregoni këtë në raport.
Jemi në pritje të mesazheve tuaja!
Kartolina QSL Nr. 1 – Janari 2026
Transmetuesi i parë radiofonik në Aeroportin e Burgasit,
i instaluar në vitin 1927.
FOTO: Desisllava Semkovska
Përpiloi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva