Mërkurë 14 Janar 2026 17:33
Mërkurë, 14 Janar 2026, 17:33
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Koalicioni “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) organizon një protestë sonte. Formacioni kërkon që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të futet një votim 100% me makina. Demonstrata është caktuar për orën 18:00 në sheshin “Nezavisimost” (“Pavarësia”) në kryeqytet.
Duke hyrë në parlament sot, 14 janar, Ivajllo Mirçev, bashkëkryetar i “Po, Bullgaria”, deklaroi se pret që zgjedhjet të vidhen nga GERB dhe DPS, të cilët sipas tij rigrupohen, në vend që modeli të pastrohet.
Edhe “Vëzrazhdane” organizon protestë në të njëjtën orë. Sipas liderit të partisë, Kostadin Kostadinov, votimi duhet të bazohet në parimin e kontrollit të ndërsjellë midis faktorëve teknikë dhe atyre njerëzorë. Ai tha se makina duhet të printojë fletëza dhe procesverbalin, ndërsa komisioni t’i numërojë fletëzat dhe t’i krahasojë rezultatet. Sipas tij, vetëm kështu mund të garantohet transparencë reale dhe besim në procesin zgjedhor.
Seanca e sotme e komisionit juridik në parlament, ku duhej të diskutoheshin ndryshime në Kodin Zgjedhor, u anulua. Parashikohej që deputetët të shqyrtonin në lexim të parë ndryshimet e propozuara nga PP‑DB, me të cilat të futet votimi 100% me makina.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva