LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 16 janarin

Sërish të ftohtë dhe reshje dëbore

Enjte, 15 Janar 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 16 janarin

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të enjten, era në të gjithë vendin do të fryjë nga verilindja, do të forcohet dhe me të do të depërtojë ajër i ftohtë. Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe në disa zona do të ketë reshje të dobëta dëbore. Fillimisht në Bullgarinë Lindore reshjet do të jenë me shi, por me uljen e temperaturave do të kthehen në dëborë. Në rajonet verilindore para mesditës do të ketë kushte për ngrica. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe përgjatë Bregdetit Jugor të Detit të Zi reshjet gjatë pjesës më të madhe të ditës do të jenë me shi, por edhe atje në mbrëmje do të përzihen me dëborë. Në rajonet jugperëndimore moti do të mbetet pothuajse pa reshje dhe me më shumë orë me diell. Temperaturat do të bien dhe rreth orës 14:00 do të lëvizin nga minus 3° deri në minus 2° në verilindje, deri në 8°–10° në skajet jugperëndimore; në Sofje – rreth 8°. 

Mbi male vranësirat do të jenë të dendura dhe do të ketë reshje të dobëta dëbore. Në masivet malore të Bullgarisë Jugperëndimore reshjet do të jenë më të pakta. Do të fryjë erë mesatare nga veri–veriperëndimi, e cila gradualisht do të kthehet nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 3°, ndërsa në 2000 m – rreth minus 2°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu, të cilat në bregdetin verior, me uljen e temperaturave, do të kalojnë në dëborë. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 1°–2° në bregdetin verior deri në 7° në atë jugor, ndërsa temperatura e ujit të detit – 8°–10°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3 ballë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva