Artikull
Premte 16 Janar 2026 06:05
Premte, 16 Janar 2026, 06:05
FOTO: Facebook/nsibg
Madhësia e shkronjave
Shkalla mujore e inflacionit për muajin dhjetor 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2025, e matur nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK), është 0.1%, ndërsa shkalla vjetore e inflacionit për dhjetorin e vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, është 5.0%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Shkalla e akumuluar e inflacionit, e matur nga IÇK për tre vitet e fundit (dhjetori 2025 krahasuar me dhjetorin 2022), është 12.3%, dhe për pesë vitet e fundit (dhjetori 2025 krahasuar me dhjetorin 2020), është 41.4%.
Shkalla vjetore e inflacionit për dhjetorin e vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, e matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, është 3.5%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva