Artikull
Premte 16 Janar 2026 09:51
Premte, 16 Janar 2026, 09:51
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Pasaporta bullgare renditet në vendin e 11‑të në botë për mundësinë e udhëtimit dhe kalimin e shpejtë të kufijve, sipas kompanisë ndërkombëtare Henley & Partners.
Henley Passport Index është indeksi i parë dhe më i autoritetshëm për rëndësinë e pasaportave në botë. Ai bazohet në të dhënat e Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA), të plotësuara dhe të përditësuara përmes kërkimeve të veta dhe burimeve publike. Indeksi përfshin 199 pasaporta, 227 destinacione dhe përditësohet çdo muaj, gjë që e bën mjetin më të besueshëm për matjen e mobilitetit global. Para pasaportës bullgare me indeks 178 në vitin 2026 renditen pasaportat e 38 vendeve. Pasaporta e SHBA‑së ka indeks 179. E para është pasaporta e Singaporit me indeks 192. Indeksi i pasaportës së Bullgarisë në vitin 2025 gjithashtu ka qenë 178 pikë.
Pasaporta merr një pikë nëse për një vend të caktuar nuk kërkohet vizë, nëse ajo lëshohet menjëherë pas mbërritjes ose në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë për miratim paraprak, transmeton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva