LAJME

Artikull

Komisioni Evropian miratoi Planin Kombëtar të Mbrojtjes së Bullgarisë

Premte, 16 Janar 2026, 10:45

Komisioni Evropian miratoi Planin Kombëtar të Mbrojtjes së Bullgarisë

FOTO: defenceredefined.com.cy

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian miratoi planet kombëtare të mbrojtjes të 8 shteteve anëtare, gjë që përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Evropës për forcimin e sigurisë së saj. Komisioni paraqiti në Këshill propozimin për miratimin e financimit për Belgjikën, Bullgarinë, Danimarkën, Spanjën, Kroacinë, Qipron, Portugalinë dhe Rumaninë. 

BE-ja shpalli Hartën Rrugore deri në vitin 2030 për mobilizimin e deri në 800 miliardë eurove për mbrojtjen. Kjo përfshin 150 miliardë euro për prokurime të përbashkëta publike përmes instrumentit të quajtur SAFE. Mekanizmi mundëson kredi pa interes për projekte të mbrojtjes. Sipas SAFE, Bullgaria duhet të marrë mbi 3.2 miliardë euro. 

Grupi prej 8 shtetesh anëtare ka të drejtë për rreth 38 miliardë euro pas nënshkrimit të marrëveshjeve të kredisë. Për Qipron janë parashikuar 1.18 miliardë euro, ndërsa për Rumaninë – 16.68 miliardë euro.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva