LAJME

Artikull

15 prodhues bullgarë po përfaqësohen në “Javën e Gjelbër” në Berlin

Premte, 16 Janar 2026, 15:40

15 prodhues bullgarë po përfaqësohen në “Javën e Gjelbër” në Berlin

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Marrëveshja e BE‑së me tregun e lirë të Amerikës së Jugut – Mercosur – nuk do të ndikojë negativisht në ekonominë bullgare, deklaroi në Berlin Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov.

“Eksporti ynë drejt vendeve të Mercosur është pothuajse i papërfillshëm, ashtu si edhe importi, me një bilanc tregtar nën 1%”, theksoi Tahov për BNR dhe nënvizoi se Komisioni Evropian ka mekanizma mbrojtës që, nëse është e nevojshme, do të kompensojnë fermerët.

FOTO: mzh.government.bg

Tahov mori pjesë në hapjen e panairit tradicional ndërkombëtar “Java e Gjelbër” në Berlin. Ai u përfshi në panair së bashku me ministra të bujqësisë nga 70 vende. Në forum janë prezantuar 50 shtete me mbi 1600 ekspozues.

Bullgaria merr pjesë për herë të 35‑të në ekspozitën më të madhe botërore të ushqimeve dhe produkteve bujqësore. 15 prodhues bujqësorë paraqesin produktet e tyre në stendën kombëtare.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva