Premte 16 Janar 2026 16:54
Premte, 16 Janar 2026, 16:54
FOTO: banskoski.com
Madhësia e shkronjave
Më 17 dhe 18 janar, Bansko do të jetë mikpritës i dy garave nga Kupa e Pestë e Botës në snowboard në disiplinat alpine. Kjo do të jetë gara e fundit ku snowboardistët do të kenë mundësinë të sigurojnë kuotë për Lojërat Olimpike, njofton BNR Sofja. Gjatë dy ditëve të fundjavës, 127 snowboardistët më të mirë nga 20 kombe do të garojnë nën majën Todorka. Dy finalet do të zhvillohen në pistën Tomba – të shtunën nga ora 13:00 dhe të dielën nga ora 12:45. Ndër pjesëmarrësit janë kampionët aktualë olimpikë Ester Ledecka dhe Benjamin Karl. Përfaqësuesit e Bullgarisë përfshijnë garuesit më të mirë, të kryesuar nga Radosllav Jankov, Tervell Zamfirov, Malena Zamfirova, Petër Gergjovski, Aleksandër Krashnjak dhe Kristian Georgiev.
Hapja e ngjarjes në Bansko do të nisë me paradën e ekipeve në qendrën e qytetit malor, të premten nga ora 18:00.
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva