TURIZËM

Artikull

Suxhuk, meze dhe muzikë popullore – pushime dimërore në Batak

Shtunë, 17 Janar 2026, 07:05

Suxhuk, meze dhe muzikë popullore – pushime dimërore në Batak

FOTO: festivali.eu

Madhësia e shkronjave

Më 17 janar, për të tretin vit radhazi, qyteti mikpritës i malit të Rodopeve, Batak, do të presë "Festën e Suxhukut të Batakut dhe Mezeve të Holla". Eventi kombinon degustime me një program kulturor - artistë folklorikë vendas do të performojnë në skenë, dhe të ftuarit do të mund të shohin demonstrime të teknikave tradicionale për përgatitjen e specialiteteve të Rodopeve.

FOTO: Facebook/Petër Uzunov - Bataku përmes objektivit

Sheshi qendror i Batakut do të shndërrohet në një tryezë të madhe në ajër të hapur, ku vendasit e veshur me kostume popullore do të prezantojnë gatimet e tyre shtëpiake, dhe të ftuarit do të shijojnë gjithashtu një pamje autentike të gjallë që do t'i kthejë një shekull pas.

FOTO: Facebook/Petër Uzunov - Bataku përmes objektivit

Do të ketë degustime të suxhukut dhe të suxhukut të gjakut të përgatitur me mjeshtëri, si dhe të "mezeve të holla" - mekici shtëpie, kaçamak bariu, sarma vendase, ose të ashtuquajturat "apraci", dhe një mori tundimesh të tjera vendase.

FOTO: Facebook/Petër Uzunov - Bataku përmes objektivit

Eventi do të shoqërohet me muzikë popullore dhe një kor, dhe të ftuarit do të kenë mundësinë të ngrohen me raki, ose me verë të zier dhe të shijojnë mikpritjen e famshme të banorëve të Batakut.

FOTO: Facebook/Petër Uzunov - Bataku përmes objektivit

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Petër Uzunov - Bataku përmes objektivit

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva