Autor
Diljana Traçeva
Artikull
Hënë 19 Janar 2026 06:25
Hënë, 19 Janar 2026, 06:25
FOTO: Facebook/Jeni Lecheva
Madhësia e shkronjave
Aktore, balerinë, këngëtare dhe autore e librave për fëmijë – duket pothuajse e pamundur, por Zheni Leçeva i ndërthur me sukses të gjitha këto. E diplomuar në Shkollën Shtetërore Koreografike dhe në Akademia Kombëtare për Artet Teatrale dhe Kinematografike, muzika hyn në jetën e saj përmes të atit, i cili ka luajtur në violinë. Në shkollën e baletit ajo studion detyrimisht piano dhe madje ka pasur një periudhë kur muzika e ka tërhequr më shumë se vallëzimi.
Në fushën e muzikës, viti 2025 nisi më shumë se me sukses për Zheni Leçevën me këngën “Përsëri me ty” – një duet me Ljubo Kirovin, i cili është ndër yjet më të mëdhenj në Bullgari. Tani Zheni paraqet një këngë tjetër në bashkëpunim me një emër shumë të njohur – kjo është kënga “Orteku”, me muzikë, tekst dhe aranzhim nga Grafa. Ai vendosi t’ia dhuronte këtë këngë, i impresionuar nga interpretimi i saj në “Zëri i Bullgarisë” – redaktorët e ftuan Zhenin të marrë pjesë, duke i bërë një surprizë bashkëshortit të saj, Ivan Leçev, mentor në format. Regjistrimi u publikua në “The Voice Global” dhe tashmë ka kaluar mbi 33 milionë shikime, duke e kthyer interpretimin e saj në një nga më të shikuarat nga Bullgaria në këtë format ndërkombëtar. Zheni ndan se e ndien këngën si të vetën – e ka takuar në kohën dhe vendin e duhur.
FOTO: Facebook/Jeni Lecheva
“Besoj në ligjin e tërheqjes – në mënyrën se si njerëzit, ngjarjet dhe situatat tërhiqen mes tyre. Sepse, përveç vetë këngës si vepër, teksti më është shumë i afërt. Një tekst që nuk është vetëm mes dy të dashuruarve – “Është koha të jem me ty”; është ai moment kur të gjithë kohët e fundit jemi shumë të zënë, kur duam t’u kushtojmë kohë të afërmve tanë, të jemi bashkë, “të jemi me ty, me ty, me ty”… Të kthehemi te vetja, te njerëzit përballë nesh. Dhe mendoj se është një mesazh i fuqishëm.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva