LAJME

Artikull

Nga BE theksojnë përfitimet për Bullgarinë nga marrëveshja me Mercosur

Hënë, 19 Janar 2026, 10:30

Nga BE theksojnë përfitimet për Bullgarinë nga marrëveshja me Mercosur

FOTO: bia-bg.com

Madhësia e shkronjave

Marrëveshja e bashkëpunimit midis BEsë dhe Mercosur-it e 17 janarit do të lehtësojë qasjen e kompanive bullgare dhe ndërmarrjeve të vogla në tregjet e vendeve të bllokut tregtar të Amerikës së Jugut, thuhet në portalin e Komisionit Evropian. Biznesi bullgar do të mund të ofrojë shërbime shumë më lehtë dhe më lirë, ndërsa prodhuesit vendas (të produkteve ushqimore dhe joushqimore) të rrisin eksportin e tyre. Marrëveshja nënkupton edhe shitje më të mëdha jashtë vendit me çmime më të larta për delikatesat tradicionale bullgare.

Komisioni Evropian thekson rëndësinë e tregtisë për ekonominë bullgare, pasi 866 000 vende pune në vend, ose një në katër të punësuar, varen nga eksporti vendas dhe nga eksporti i BEsë drejt botës. Bullgaria në vitin 2024 ka pasur shkëmbim tregtar me Mercosur-in prej 637 milionë eurosh, që përbën rreth 1% të importit dhe eksportit bullgar.

Theksohet gjithashtu se marrëveshja siguron tarifa më të ulëta ose zero, eksport më të madh dhe më të lirë të mallrave bullgare, hap mundësi të reja për bujqit bullgarë, mbron ushqimet dhe pijet tradicionale bullgare dhe garanton mbështetje nga BEja për bujqit bullgarë në rast të çrregullimeve të tregut.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva