LAJME

Artikull

Mungesa e një qeverie të rregullt vonon reformat në Hekurudhat Bullgare

Hënë, 19 Janar 2026, 11:47

Grozdan Karaxhov

Grozdan Karaxhov

FOTO: БТА

Madhësia e shkronjave

Mungesa e një qeverie të rregullt po vonon reformat në Hekurudhat Shtetërore Bullgare (BDZh), të cilat kanë më shumë se 25 vjet që presin. Këtë e deklaroi për bTV Grozdan Karaxhov, zëvendëskryeministër dhe ministër i transportit në dorëheqje. Sipas tij, kjo është një nga reformat më të vështira dhe më të ndjeshme, të cilën askush deri tani “nuk ka guxuar ta prekë”.

Karaxhov theksoi se ka përmbushur, sipas fjalëve të tij, saktë dhe në afat angazhimet e parashikuara në sektorin e transportit në kuadër të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.

Ai paralajmëroi se nëse deri në fund të korrikut nuk nënshkruhet një marrëveshje midis BDZh dhe operatorëve privatë hekurudhorë, fondet e Komisionit Evropian — 600 milionë euro për modernizimin e linjave dhe blerjen e vagonëve të rinj — do të pezullohen.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva