LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 20 janarin

Kod i verdhë për të ftohtë është shpallur për 12 rajone në Bullgarinë Veriore dhe në rajonin e Sofjes

Hënë, 19 Janar 2026, 19:40

Parashikimi i motit për 20 janarin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 11° deri në minus 6°, në Sofje deri në minus 9°. Në mëngjes, në disa vende të Fushës së Danubit do të ketë përkohësisht vranësira të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell. Në mbrëmje, nga jugperëndimi, vranësirat do të fillojnë të shtohen dhe të dendësohen. Era do të jetë e dobët, kryesisht nga lindja. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga minus 1° deri në 4°, në kryeqytet rreth 1°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 3 deri në 5°. Temperatura e ujit të detit është 6–9°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3–4 ballë.

Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth minus 2°, në 2000 m rreth minus 6°.

Të mërkurën do të mbizotërojë mot me vranësira dhe në shumë zona të Bullgarisë Jugore dhe Paraballkanit do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-verilindja.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva