LAJME

Artikull

Qeveria po punon për zgjatjen e buxhetit të përkohshëm

Hënë, 19 Janar 2026, 14:35

Qeveria po punon për zgjatjen e buxhetit të përkohshëm

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria po punon për zgjatjen e të ashtuquajturit buxhet të përkohshëm deri në miratimin e Buxhetit 2026. Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i financave, Kirill Ananiev, në një mbledhje të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. “Deri në hyrjen në ciklin e fushatës parazgjedhore, ne konsiderojmë se duhet të bëhet një zgjatje e këtij të ashtuquajturi ligj të përkohshëm deri në miratimin e Ligjit të rregullt të Buxhetit për vitin aktual”, theksoi Ananiev. Ai sqaroi se në ligjin e përkohshëm parashikohet që, nëse të ardhurat nuk realizohen në përmasat e parashikuara, shpenzimet të ulen proporcionalisht.

Në dhjetor të vitit 2025, parlamenti miratoi të ashtuquajturin ligj të përkohshëm për buxhetin, pasi pas protestave masive në vend nuk u miratua projekti i buxhetit për vitin 2026. Deputetët vendosën gjithashtu të ketë një indeksim të vetëm të pagave në përmasën e inflacionit vjetor të akumuluar deri më 31 dhjetor 2025 për të gjithë të punësuarit në sektorin buxhetor që nuk janë në pagën minimale. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave treguan se inflacioni ishte 5%.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova