EKONOMI

Artikull

Ende nuk është i qartë çmimi i njësive të reja të Centralit Atomik “Kozlloduj”

Hënë, 19 Janar 2026, 18:00

Ende nuk është i qartë çmimi i njësive të reja të Centralit Atomik “Kozlloduj”

FOTO: Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Madhësia e shkronjave

Ndërtimi i njësive të reja 7 dhe 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” (me reaktorë AP1000 nga “Westinghouse”) është një investim në të ardhmen. Ky do të jetë një projekt i qëndrueshëm, që do të krijojë mijëra vende pune, duke siguruar të ardhura të larta dhe, mbi të gjitha, siguri për rajonin dhe për shtetin. Këtë e deklaroi drejtori ekzekutiv i “Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” – Kapacitete të Reja”, Petjo Ivanov, para gazetarëve. Parashikohet që projekti të funksionojë për 60 vjet, me mundësinë e zgjatjes për edhe 20 vjet dhe një shtesë tjetër prej 20 vjetësh, gjë që në rastin më të mirë do të thotë 100 vjet jetëgjatësi për njësitë 7 dhe 8, shtoi ai, i cituar nga BTA. “Një nga pyetjet më të rëndësishme që duhet t’i japim përgjigje është se çfarë do të jetë saktësisht vlera e projektit, dhe kjo është një gjë dinamike, jo vetëm në lidhje me koston e ndërtimit. Çështja është se çfarë përfshihet në çmim dhe nëse janë të vlerësuar të gjitha rreziqet,” shpjegoi Ivanov.

Para BNR, ai theksoi se qëllimi për vitin 2026 “është të kemi vlerën e plotë të projektit. Ne e nisëm projektin në 2024, por tashmë po punojmë më me fokus dhe kemi filluar bisedime me agjencitë kredituese dhe aplikime për financim. Ne si kompani dhe shoqëria bullgare duhet të kemi një kuptim të qartë për vlerën totale të projektit.”

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova