Artikull
Ministrat e eurozonës diskutojnë vendosjen e euros në Bullgari
Hënë 19 Janar 2026 18:21
Hënë, 19 Janar 2026, 18:21
FOTO: BE
Madhësia e shkronjave
Komisari Evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, deklaroi se aplikimi i monedhës së përbashkët evropiane në Bullgari është një hap i madh për vendin dhe një zhvillim pozitiv për eurozonën. Ai shtoi se Eurogrupi sot do të njoftohet për zbatimin praktik të ndryshimeve te ne, të lidhura me euros, transmetoi BTA. Në axhendë parashikohet raportimi mbi procesin e vendosjes së monedhës së përbashkët evropiane në Bullgari nga ministrja e financave në dorëheqje, Temenuzhka Petkova, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane, njoftoi Ministria e Financave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova