LAJME

Artikull

Mbështetja publike për euron në Bullgari tejkalon pjesën e kundërshtarëve

Martë, 20 Janar 2026, 09:21

Mbështetja publike për euron në Bullgari tejkalon pjesën e kundërshtarëve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Përmes 2000 ngjarjeve informuese dhe takimeve, niveli i informimit mbi anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë ka arritur rreth 80% në vend, dhe mbështetja publike tashmë në mënyrë të qëndrueshme tejkalon pjesën e kundërshtarëve të monedhës së përbashkët. Këtë e deklaroi në Bruksel ministrja e financave në dorëheqje, Temenuzhka Petkova. 

Kalimi i Bullgarisë drejt euros po zhvillohet me sukses, dhe të gjitha sistemet kryesore – qarkullimi monetar, pagesat që kryhen pa ndërprerje, sistemet e pagesave që funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme, si dhe administrata, biznesi dhe qytetarët që po përshtaten pa vështirësi të mëdha – po funksionojnë normalisht, deklaroi Petkova para kolegëve të saj nga eurozona. 

Eurogrupi përgëzon autoritetet bullgare për procesin e qetë të futjes së euros, deklaroi kryetari i grupit të vendeve të eurozonës, Kiriakos Pierakakis, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së parë të vitit të ministrave të financave të grupit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva